LAJMI I FUNDIT:

“Armiku nuk e ndal terrorin” – ukrainasit ndajnë pamjet e një zjarri të madh në një ndërtesë banimi, të shkaktuar nga granatimet ruse

“Armiku nuk e ndal terrorin” – ukrainasit ndajnë pamjet e një zjarri të madh në një ndërtesë banimi, të shkaktuar nga granatimet ruse

Pamjet e një zjarri të madh në Kherson janë shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës mëngjesin e sotëm.

Në një postim në Telegram, autoriteti tha se granatimet ruse gjatë natës shkaktuan djegien e ndërtesës së banimit, përcjell Telegrafi.

Kështu, dhjetëra pjesëtarë shpëtimi dhe tri njësi pajisjesh thuhet se u dërguan për të shuar flakët.


Hakerët “hyjnë në televizionin rus” dhe thonë se ka pasur një sulm bërthamor
Lexo po ashtu Hakerët “hyjnë në televizionin rus” dhe thonë se ka pasur një sulm bërthamor

Qyteti port në jug u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës, por u rimor nga Ukraina në nëntor.

Tërheqja ishte një nga pengesat më të mëdha të Moskës që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit të kaluar dhe la pothuajse të gjithë qytetin pa energji elektrike.

Që atëherë, ajo ka qenë nën sulme të shumta.

“Armiku nuk e ndal terrorin e banorëve të rajonit Kherson”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

“Ne nuk do të harrojmë, nuk do të falim”. /Telegrafi/