LAJMI I FUNDIT:

Ligji për çmimet tavan për barna përplas deputeten e PDK-së me ministrin Vitia

Ligji për çmimet tavan për barna përplas deputeten e PDK-së me ministrin Vitia

Vendimi i Qeverisë Kurti për të caktuar çmimin tavan për barna ka ngjallur debat mes deputetes së PDK-së, Floretë Zejnullahu dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e Kuvendit të enjten.

Deputetja e opozitës ka pyetur ministrin se pse është vonuar Projektligji i cili rregullon çmimet e produkteve medicinale, i cili u miratua nga ekzekutivi në mbledhjen e së mërkurës, raporton Telegrafi.


Vendimi për rregullimin e çmimit të barnave, Vitia: Do të punësohen edhe 42 inspektorë shëndetësorë
Lexo po ashtu Vendimi për rregullimin e çmimit të barnave, Vitia: Do të punësohen edhe 42 inspektorë shëndetësorë

Sipas saj, një projektligj i tillë është dorëzuar para një viti nga depuetët e PDK-së, por nuk ishte përkrahur nga mazhoranca vetëm pse ishte propozuar nga opozita.

“Në vitin 2019 kur Ministria e Shëndetësisë udhëhiqej nga PDK-ja është nënshkruar udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimit të barnave i cili me ndërrimin e qeverive nuk është zbatuar dhe madje është shfuqizuar. PDK-ja edhe para një viti ka dorëzuar projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, por nuk është përkrahur nga mazhoranca vetëm se ishte propozuar nga opozita”, ka thënë Zejnullahu.

“Pse nuk u mbështet ky projektligj deri më tani? Pse nuk u zbatua udhëzimi administrativ”, ka pyetur ajo.

Deklarimeve të saj i është përgjigjur ministri Vitia, duke thënë se ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.

Ai tutje është shprehur se në Qeverinë e PAN-it nuk është proceduar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”, ka thënë Vitia.

“Nuk është bërë me herët sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori