LAJMI I FUNDIT:

Organizimi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Kosovë – rriten shpresat për pjesëmarrje në Eurovision

Organizimi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Kosovë – rriten shpresat për pjesëmarrje në Eurovision

Janë rritur shpresat për përfaqësimin e Kosovës në Eurovision duke i hapur rrugën organizimit të edicionit të parë të Festivalit të Këngës.

Në mbledhjen e datës 7 mars Bordi i RTK-së miratoi rregulloren e Festivalit të Këngës që do të organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës.


Me këtë rregullore përcaktohet mënyra e themelimit dhe organizimit të brendshëm të festivalit, duke përfshirë udhëheqjen e tij, si dhe të drejtat dhe detyrat e të angazhuarve dhe të pjesëmarrësve.

Foto: Eurovsion

Krahas plotësimit të një detyrimi ligjor për t’i ofruar publikut ngjarje të mëdha kulturore e artistike, RTK-ja nëpërmjet festivalit synon ta përmbyllë një angazhim shumëvjecar të sajin për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Eurovizion.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Sipas rregullores së miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit, Festivali i Këngës në RTK është i mëvetësishëm në skenën muzikore të Kosovës me simbolet e veta identifikuese, institucionale dhe artistike me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave muzikore.

Pas miratimit të rregullores, Bordi i RTK-së sot ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Adi Krastës në pozitën e drejtorit të festivalit.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori