LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas kritikave të SHBA-së, PDK shpreh rezerva për Propozimin evropian

Edhe pas kritikave të SHBA-së, PDK shpreh rezerva për Propozimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka thënë se ambasadorit ia ka shprehur qëndrimet e PDK-së rreth këtij procesi dhe rezervat që i ka shfaqur edhe publikisht lidhur me Propozimin evropian.


“Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.

ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së
Lexo po ashtu ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së

Tutje, Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët ndërkombëtarë, “gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”.

Kjo deklaratë e liderit të PDK-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj Propozimit të BE-së.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Prishtinë. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori