LAJMI I FUNDIT:

Geer-Lloga: Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor

Geer-Lloga: Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me shefin e delegacionit të BE-së në RMV, David Geer. Në takim u diskutuat për reformat e planifikuara në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, skriningun, proceset integruese evropiane, Strategjinë për reformat në drejtësi 2023-2027, reformën zgjedhore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Lloga, e informoi euroambasadorin Geer për aktivitetet që po ndërmerren për përmirësimin e kushteve dhe gjendjes së burgjeve, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit ç’njerëzor dhe poshtërues të Këshillit të Evropës.


Shefi i delegacionit të BE-së në RMV, David Geer, tregoi se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor. Ai shprehu shpresë për zbatimin e mëtejshëm dhe të suksesshëm të reformave, duke dhënë mbështetjen maksimale për procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori