LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Manchester United preku stemën e Liverpoolit në ‘Anfield’ – tifozët e ‘Djajve të Kuq’ të zemëruar kërkojnë përjashtimin e tij nga klubi

Lojtari i Manchester United preku stemën e Liverpoolit në ‘Anfield’ –  tifozët e ‘Djajve të Kuq’ të zemëruar kërkojnë përjashtimin e tij nga klubi

Sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, ka qenë tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria dhe lëvizja që ai bëri në Anfield gjatë humbjes së pabesueshme të skuadrës së tij (7-0) shkaktoi zemërim të madh në mesin e mbështetësve të Djajve të Kuq.

Përkatësisht, ai është filmuar duke prekur emblemën me mbishkrimin “This is Anfield” para fillimit të ndeshjes, praktikë kjo e lojtarëve vendas dhe që siç pritej shkaktoi reagime të forta nga tifozët e Man Utd, sidomos pas debaklit të cilin e panë kundër rivalit të tyre më të madh.


Sulmuesi holandez ka folur në të kaluarën për të qenë një tifoz i Reds që nga fëmijëria dhe mbështetësit e zemëruar të United besojnë se lëvizja e tij është e mjaftueshme për të ndërprerë kontratën e tij.

“Si dreqin mund ta prekësh shenjën në Anfield si lojtar i Manchester United?”, pyesin tifozët e Unitedit masivisht në rrjetet sociale.

Wout Weghorst e filloi karrierën e tij në Emmen në vitin 2012, dhe më pas ai luajti për Heracles Almelo, nga i cili u transferua në AZ në 2016.

Eskalon Piers Morgan: Fyen Ten Hagun, tallet me Unitedin dhe sulmuesin e tyre
Lexo po ashtu Eskalon Piers Morgan: Fyen Ten Hagun, tallet me Unitedin dhe sulmuesin e tyre

Pasi luajti shkëlqyeshëm për këtë skuadër, ai u transferua në Wolfsburg në vitin 2018 dhe luajti në këtë ekip për katër vite.

Më pas ai luajti për Besiktasin dhe Burnleyn, nga të cilët mbërriti në Old Trafford në formë huazimi për gjashtë muaj.

Kujtojmë se kjo disfatë është më e rënda për Manchester United ndaj Liverpool që nga fillimi i rivalitetit. Më parë, humbja më e rëndë ishte 7-1 në 1895. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori