LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë e kanë thënë gabim, Joao Felix shpjegon si t’ia thonë emrin

Të gjithë e kanë thënë gabim, Joao Felix shpjegon si t’ia thonë emrin
(Foto: Screenshot/Twitter)

Joao Felix ka bërë të ditur se në Angli gjatë gjithë kohës ia kanë thënë emrin gabim.

Portugezi u transferua në Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Ai ka lënë përshtypje te Blutë, edhe pse ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje të Ligës Premier, ndërsa klubi është i interesuar që të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me të.


Dhe nëse 23-vjeçari vendos të qëndrojë më gjatë në Angli, atëherë tifozët duhet të mësohen t’ia thonë emrin në mënyrë korrekte.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit (që zhvillohet të martën mbrëma), ai ka sqaruar si duhet t’ia thënë emrin.

Atletico i vendos çmimin e largimit Joao Felixit
Lexo po ashtu Atletico i vendos çmimin e largimit Joao Felixit

Në pyetjen e gazetarit nëse ia kanë thënë emrin gabim, sulmuesi ka shpjeguar: “Është Joao Fell-ix (shqip: Zhoao Felliks)”.

“Të gjithë e thonë Fee-lix (shqip: Filiks), madje edhe në Spanjë, vetëm në Portugali ma thënë emrin korrekt”.

“Nuk e di pse. Nuk është vështirë të thuhet, por është Joao Fell-ix, jo Fee-lix”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

La Liga
Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori