LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York, ku humbi jetën një person dhe dy tjerë u lënduan

Publikohen pamjet e rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York, ku humbi jetën një person dhe dy tjerë u lënduan

Një aeroplan me një motor është rrëzuar në Long Island të New Yorkut, derisa po i afrohej aeroportit rajonal, raportojnë mediat amerikan.

“Piper PA 28” u rrëzuar derisa po i afrohej aeroportit Famingdale rreth orës 15:00, ka njoftuar agjencia federale për aviacion, transmeton Telegrafi.


Një person raportohet të ketë humbur jetën kurse dy tjerë janë lënduar. E pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin tymin e zi në Long Island.

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York

Piloti e kishte raportuar në kullë tymin e zi brenda kabinës derisa fluturakja i afrohej aeroportit, ka njoftuar zëdhënësja e Këshillit për Siguri Ajrore.

Motori i fluturakes mund të dëgjohet duke prodhuar tinguj të pazakontë në pamjet dramatike, ku më pas është rrëzuar.

Pamje amatore shfaqin momentin e rrëzimit të fluturakes dhe një topi të zjarrtë që ngritet në qiell. /Telegrafi/