LAJMI I FUNDIT:

Idrizin e brengos faza ofensive, i pakënaqur me një pikë

Idrizin e brengos faza ofensive, i pakënaqur me një pikë

Trepça ’89 dhe Malisheva kanë luajtur baras pa gola 0-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Riza Lushta’.

Pas tre humbjeve radhazi, Trepça ’89 nuk arriti të rikthehet te fitoret, pasi nuk e mposhti dot Malishevën.

Gjithsesi ka qenë një duel me shumë raste shënimi, por që në fund as vendasit dhe as mysafirët nuk i shfrytëzuan ato për të marrë fitoren.


Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk janë aspak të kënaqur me këtë pikë, pasi kërkonin fitoren.

“Nuk jemi të kënaqur aspak, pasi gjendja momentale nuk na kënaq”.

Trepça ’89 dhe Malisheva ndahen në paqe
Lexo po ashtu Trepça ’89 dhe Malisheva ndahen në paqe

“Ambiciet kanë qenë fitorja dhe me pjesën e parë nuk jam i kënaqur, kurse në pjesën e dytë u paraqitëm më ndryshe”.

“Kishim edhe raste për të shënuar dhe nuk shfrytëzuam rast 100 %. Kur nuk shënon, nuk mund të fitosh. Është brengosëse faza ofensive, pasi kemi shënuar vetëm dy gola në pesë ndeshje”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/