LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Familja Jashari, gurthemel i lirisë së Kosovës

Begaj: Familja Jashari, gurthemel i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Begaj përmes një shkrimi në Facebook, ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e lirisë.


“Sot në këtë 25-vjetor të betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm”, ka shkruar Begaj.

Sipas tij, që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.

“Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori