Dy persona janë lënduar këtë të shtunë në një përleshje që ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se njëri nga ta dyshohet se është therur me thikë.
“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë”.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251