Pas rreth tetë orësh, ka përfunduar seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike, gjatë së cilës nuk u bë asnjë hap konkret për të ecur para në lidhje me fatin e partisë opozitare më të madhe në vend.
Gjykata e Apelit vendosi të shfuqizojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, ku automatikisht çështja do të rikthehet në gjykatën e Tiranës për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese.
Për momentin “timoni” i partisë Demokratike do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili është në cilësinë e nënkryetarit.
Dy avokatët e Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi pas përfundimit të seancës, kanë dhënë koment për mediat në lidhje me këtë vendim, të cilët u shprehën se kërkesa e tyre u pranua ndërsa deri ditën e hëne PD-ja do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet lokale.
Indrit Sefa: Dua t’ju falenderoj për këtë seancë maratonë dhe u jam shumë mirënjohës që e ndoqët. Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues. Kërkesa jonë u pranua, çështja do rikthehet dhe do gjykohet nga tjetër trup gjykues. Partia Demokratike vazhdon të drejtohet nga organet e saj legjitime ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ. Të gjitha organet legjitime të PD vazhdojnë të kenë kompetencë në parti. Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë vendimin e z.Zhukri. Nuk është çështje godinash, por mentaliteti dhe drejtësie. Kjo është përfundimtare. Pd ka një seli, atë zyrtare.
Rezart Kthupi: Vendimi i gjyqtarit është nul. Kur flet gjykata nuk ka nevojë për përfundime. Për njerëzit fjalia është e qartë. Vendimi Zhukrit nuk ekziston më. Ka organe legjitime partia. Do t’i marrim njoftimet përmes qelisë. Sot vendimi i Zhukrit u zhbë, a mund ta mbyllim këtë diskutim këtu. Organet përcaktohen nga statute, këtu mbaron historia. Ditën e hënë do ta çojmë dosjen. Në momentin më të parë të mundshëm do të paraqitemi, duke filluar nga e hëna që vjen.
Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit ka nisur që në orën 11:00, ku trupa gjykuese e përbërë nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, dhe anëtare Irida Kacerja e Astrit Kalaja, ka shqyrtuar ankimimin e Alibeajt për rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, raporton Top Channel.
Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Pasi sot Apeli la pezull çështjen, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Ndërsa nuk dihet ende vendimi që do të marrë Berisha dhe nëse do të gjejë në mënyrë tjetër për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një protestë kombëtare para Kryeministrisë e cila zgjati dy orë. Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin e Gjykatës së Apelit. Më 25 mars 2022 gjyqtari Agron Zhukri vendosi Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje