Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 3:3 në përballje me Holandën, në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2024 në futsall.
Dardanëve u duhej fitorja me dy gola epërsi në këtë takim për të shpresuar për kualifikim në “Elite Round” dhe djelmoshat e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani ishin shumë afër këtij qëllimi, pasi deri në minutën e fundit të ndeshjes ishin në epërsi 3:1.
Megjithatë, këmbëngulja e madhe e Tulipanëve dhe loja e tyre me pesë lojtarë në minutat e fundit bëri kthesë në rezultat, duke barazuar shifrat dhe duke mos lejuar festën e Kosovës.
Gjatë tërë ndeshjes u zhvillua lojë shumë e fortë, por Kosova në aspektin taktik u shfaq shumë mirë. Dardanët kaluan në epërsi në minutën e 9-të, me golin e Mërgim Dervishajt.
I njëjti e dyfishoi epërsinë në minutën e 29-të. Mysafirët e ngushtuan diferencën në minutën e 31-të, por vetëm dy minuta më vonë Kosova riktheu epërsinë e dëshiruar me një skemë të shkëlqyeshme, të cilën e finalizoi Ramadan Alaj.
Mirëpo, pikërisht atëherë kur duhej të ishin më të përqendruar lojtarët tanë nga lodhja dhe trysnia e kundërshtarit bën një gabim në mbrojtje, të cilën e shfrytëzuan Tulipanët për të ngushtuar shifrat në 3:2 me golin e Lahcen Bouyouzan dhe vetëm pak sekonda më pas edhe të barazojnë për rezultatin përfundimtar 3:3, me golin e Iliass Bouz.
Ky rezultat ia mundësoi Holandës ta sigurojë vendin e dytë në Grupin 11, derisa Kosova mbeti e treta me 1 pikë.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Agon Ramadani, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë në krye të Dardanëve të futsallit u shpreh i mërzitur për faktin që skuadra e tij nuk mori rezultatin e dëshiruar, por njëherësh krenar për paraqitjen e djelmoshave në këtë takim.
“Është mëkat që ky angazhim i lojtarëve tanë nuk përfundojë me rezultat të fitores. Gjithsesi jam shumë i entuziazmuar dhe i kënaqur me dëshirën dhe vullnetin që treguan lojtarët. E kam thënë edhe paraprakisht se ndryshimet që janë bërë në ekip do të ndikojnë, pasi disa lojtarë kanë mungesë të përvojë në ndeshje të tilla, por sidoqoftë të gjithë kanë dhënë gjithçka nga vetja. Kjo ishte pika e parë e Kosovës në këtë sistem të garave në ‘Main Round”, prandaj dëshiroj që kjo të jetë një vazhdimësi e jona për të arritur rezultate pozitive edhe në kompeticionet e tjera. Më vjen keq që mundi i lojtarëve nuk rezultoi me fitore, por jam shumë i kënaqur me angazhimin e gjithsecilit”.
“Në minutat e fundit ishte ai gabim i ekipit tonë në fazën e mbrojtjes që i dha mundësi Holandës të kthehet në rezultat. Edhe pse kemi unuar shumë në fazën e mbrojtjes, aty u ndëshkuam por kjo erdhi edhe si pasojë e lodhjes. Përgatitja fizike ka munguar paksa tek ekipi ynë \dhe për këtë arsye kam bërë edhe rotacione të shpeshta në ekip që lojtarët të jenë sa më të freskët”.
“Por, një ekip si Holanda me kaq vështirësi ta fitojë një pikë, kjo duhet të shërbejë si krenari për të gjithë ata që na kanë ndjekur sonte, por edhe motiv për ne për rezultate më të mira në të ardhmen”, ka theksuar Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool – Salah, Mane dhe të tjerët
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Live Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – detajet minutë pas minute
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk
"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë