LAJMI I FUNDIT:

Kompania e lidhur me persona të dyshuar do të mbikëqyrë ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 në Maqedoni

Kompania e lidhur me persona të dyshuar do të mbikëqyrë ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 në Maqedoni

Punimet në Korridorin 8 dhe 10-d i cili do të ndërtohet nga konzorciumi “Bechtel&Enka” do t’i mbikëqyrin kompanitë e Branisllav Dimitrieviqit, person nën hetime nga autoritet në Armeni dhe i arrestuar në 21 prill 2021 në Kroaci mbi bazën e flet arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Bëhet fjalë për dy kompani: “Evro Konsallting” themelues i të cilës është Dimitrieviq ndërsa drejtues nga qershori i vitit 2021 rezulton djali i tij Zoran Dimitrieviq dhe kompania “EPTISA” ku Dimitrieviq rezulton “team lider” i konzorciumit franko-spanjoll.


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se të gjithë ata që kanë dyshime për kompanitë që mbikëqyrin konsorciumin “BechtelEnka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 duhet t’i dorëzojnë provat e tyre në Prokurorinë Publike. Sipas tij, Qeveria nuk ka qasje në vlerësimin e dokumentacionit dhe integritetit të kompanive që mbikëqyrin projektin me vlerë 22.6 milionë euro, të drejtuar nga kompania italiane “IRD Engineering”.

“Qeveria nuk vlerëson dhe nuk mbledh dokumente në lidhje me kompanitë, kjo bëhet nga një komision ekspertësh. Kompania “IRD” do të punojë së bashku me “Bechtel”-in amerikan dhe nëse ka persona apo nënkontraktorë për të cilët ekziston dyshim për integritetin e tyre, atëherë mund ta raportojnë në Prokurorinë Publike”, tha Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, siç shtoi ai, është detyrim i kompanisë që ka marrë tenderin që të kryejë mbikëqyrjen e të gjitha seksioneve, pavarësisht se kush është në konsorciumin e tyre, ta bëjë atë në kohën e duhur dhe në cilësinë e kontratës dhe në bashkëpunim me “Bechtel-in” amerikan.

Deklarata e tij vjen pasi “Prizma” njoftoi se pjesë e konsorciumit “IRD Engineering”, e cila fitoi tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10, përfshin kompani në të cilat shtetasi maqedonas Branislav Dimitrijeviç, i cili është nën hetim nga Prokuroria në Armeni për “zhvillimin dhe zbatimin e projektit të korridorit rrugor Veri-Jug në periudhën 2009-2018”.

Në Maqedoni, kompania ku Dimitrijeviç është një nga pronarët është “Euro Consulting”, si dhe kompania për të cilën ai ka punuar në Armeni – “Eptisa”, janë pjesë e konsorciumit që do të duhet të mbikëqyrë ndërtimin e autostradave, që do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se është “krim epik prej disa miliardë eurosh”. Në të njëjtën kohë, ai ka treguar se Qeveria ka arritur në këtë konkluzion më 24 nëntor 2020, kur zëvendëskryeministër ishte Artan Grubi, zëvendësministër i Financave ishte Dimitar Kovaçevski dhe kryeministër Zoran Zaevi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori