Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar të premten se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është miratuar kërkesa e këtij grupi parlamentar që në dyvjetorin e Qeverisë Kurti të mbahet një debat parlamentar për punën e këtij ekzekutivi.
Për AAK-në, ai ka thënë se brenga kryesore është gjendja sociale, ekonomike, papunësia, “humbja e shpresës” dhe ikja e rinisë nga Kosova.
Sipas tij, për dy vjet ka pasur fjalë, premtime e zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë të kësaj qeverie.
“Sa i përket Ligjit të Pagave, 10 mijë punonjës mund të jenë të kënaqur, po 70 mijë të tjerë zgjohen në mëngjes e shkojnë në punë, vetëm sa për të dalë në punë, e jo se ligji u ka krijuar kushte për administratën shtetërore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Paga minimale në sektorin privat nuk është askund. Reforma në sektorin social, ndihma për pensionistë nuk ka ndodhur. Nëse pyet dikush se cili është suksesi i Qeverisë Kurti, nuk dimë çka të themi! Përveç një ure në fshatin Saradran në Istog, nuk ka asnjë investim tjetër kapital”.
Prandaj, ka thënë se dëshirojnë që përmes Kuvendit ta ballafaqojnë Qeverinë Kurti, për shkak se sipas tyre, po ikë nga dialogu, po diskuton për marrëveshjen, ndërsa qytetarin e Kosovës e ka lënë jetim në ballafaqim me çmime të larta, ngritjen e shportës familjare, rritjen e tatimit në pronë e rritjen e çmimit të rrymës.
“Kemi propozuar një rezolutë dhjetë pikëshe që do duhej të merrej parasysh nga Kuvendi, në mënyrë që të fokusohet kjo qeveri në temat e lartpërmendura. Paga minimale është caktuar 265 euro, përderisa koeficienti në Ligjin e Pagave është 105 euro, këtu ka probleme serioze në koncept zhvillimor dhe projekte. Kjo Qeveri shtynë përpara projektligje që nuk kanë efekt në jetën publike. Ky është vendi i vetëm që pas krizës së energjisë elektrike nuk e ka të miratuar strategjinë për energjinë”.
“Kurthet e dialogut duhet t’ia heqim si barrë Kosovës. Nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthemi jetës. Na iku rinia, na u varfëruar ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe zbrazja e Kosovës është mesazh. Kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës. Diskutimi për tema jetike është kruciale, përndryshe qytetarët janë të pakënaqur”.
“Nuk ka diskutim përmbajtjesor, as në Kuvendin e Kosovës, e as në Qeveri, për diçka që lidhet me jetën e njeriut, por edhe nëpër studio televizive flitet vetëm për dialog, marrëveshje e asociacion”, ka përfunduar shefi i deputetëve të AAK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj "$Melania"
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
Trump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet