LAJMI I FUNDIT:

Ukraina iu bën thirrje banorëve të largohen nga qyteti Kupiansk për shkak të rreziqeve për bombardime ruse

Ukraina iu bën thirrje banorëve të largohen nga qyteti Kupiansk për shkak të rreziqeve për bombardime ruse

Ukraina iu ka bërë thirrja disa banorëve që të largohen nga Kupiansku, pasi Rusia synon ta riuzurpojë qytetin që e braktisi vitin e kaluar.

Komanda ushtarake e Kharkiv iu bëri thirrje familjeve dhe atyre me “lëvizshmëri të kufizuar” të largohen për shkak të granatimeve “të vazhdueshme” nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.

Rusia pati uzurpuar qytetin, një qendër e rëndësishme furnizimi, në fillim të pushtimit në shkallë të plotë, derisa Ukraina e çliroi shtatorin e kaluar.


Ndërkohë, grupi Wagner thotë se trupat e tij kanë “rrethuar praktikisht” Bakhmutin.

Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se situata në Bakhmut – rreth 130 kilometra në jug të Kupiansk – po bëhej “gjithnjë e më e vështirë”.

Në Kupiansk, Administrata Ushtarake Rajonale e Kharkiv tha se urdhri i evakuimit ishte për shkak të “situatës së paqëndrueshme të sigurisë” të shkaktuar nga bombardimet ruse të qytetit dhe rrethinave të tij.

Administrata tha se të evakuuarve do t’ju sigurohet ndihmë, duke përfshirë strehim, ushqim, ndihmë humanitare dhe mbështetje mjekësore.

Qytetarët e tjerë gjithashtu lejohen të largohen nga rajoni, shtuan tutje. Qyteti kishte një popullsi të prej rreth 25,000 para luftës. /Telegrafi/