LAJMI I FUNDIT:

Alarmet e rreme për bomba shkaktuan sërish kaos në shkollat e Shkupit, prindërit të revoltuar

Alarmet e rreme për bomba shkaktuan sërish kaos në shkollat e Shkupit, prindërit të revoltuar

Disa të kapur për dore, disa në rresht e shumë nxënës të tjerë në grupe sërish pa dëshirën e tyre u detyruan të ndërpresin procesin mësimor për shkak të alarmeve të reja për bombë. Përveç fëmijëve, të revoltuar ishin edhe mësimdhënësit të cilët mezi arrinin të menaxhonin përcjelljen e fëmijëve në shtëpi pasi shumë prej prindërve ishin të angazhuar në punë.

“Të dy prindërit që punojnë kanë problem se nuk mund të lëshohen nga puna, nga një orë presim jashtë për prindërit. Edhe humbin nga procesi mësimor edhe atë shumë se shumë u bë, u zgjat, duhet të zgjidhet ky problem. Po nëse kalohet në mësimin online? Nuk ka efekt, nuk kisha thënë që të kalojmë në mësim online se dështon, ka dështuar qysh në pandemi. Qind për qind dështon, ka prind që nuk kanë kushte, ka 3-4 fëmijë, nuk kanë as celular as laptop, mundet me pas një. Për shembull unë punoj në arsim dhe burri, ku kemi kushte ose dhoma veçmas të punojmë me nxënësit ose fëmijë me arsimtarët”, u shpreh Ilmije Shahini, mësuese.

Drejtuesit e shkollave ankohen se nuk po hasin në mirëkuptim të prindërve të caktuar të cilët kërkojnë menaxhim më të mirë të procesit mësimor.


Po mundohemi ta menaxhojmë, të jemi në kontakt me prindërit, me disa prindër nuk po mirëkuptohemi sepse të gjitha akuzat drejtohen nga ne se pse nuk i koordinojmë punët apo nuk jemi të informuar. Derisa nuk varet prej nesh ne nuk mundemi dhe nuk kemi çfarë të bëjmë më tepër, mirëpo nuk kursejmë nga ana jonë as nga ana e kolegëve. Sa I përket mësimit online ka revoltë të madhe nga prindërit, nuk janë të gatshëm as nxënësit as prindërit se dihet standardi ynë, dihen kushtet ekonomike”, deklaroi Fitore Qirezi, drejtore e sh.f “7 Marsi”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se gjendja e krijuar me alarmet e rreme të bombave po bëhet e pabërballueshme. Ai shtoi se së shpejti pritet të miratohen udhëzime dhe rekomandime të reja që kanë të bëjnë me procesin mësimor.

“Në fillim kanë qenë target vetëm shkollat e mesme ndërsa shohim se tash janë edhe shkollat fillore. Ko paraqet një situatë të re për të cilën duhet diskutuar dhe së shpejti do të sjellim udhëzimet dhe rekomandimet e reja për situatën e paraqitur. Nuk është situata e mësimit online si çka qenë në kohë pandemie kur kemi pas izolim total, kur kemi pas një administratë e cila nuk ka punuar, ka qenë e obliguar të jetë në izolim total”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa nxënësit u larguan pa mbajtur as një orë mësimore, në vend të tyre oborri i shkollës u mbush nga pëllumbat, ndryshe nga nxënësit janë të lirë dhe të pa kërcënuar të lëvizin në shkollë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori