LAJMI I FUNDIT:

Rreth 80% e maqedonasve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë

Rreth 80% e maqedonasve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë

Propozimi francez nuk ka mbështetje nga qytetarët. Hulumtimi i ri i opinionit publik, e përgatitur nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, tregon se 65 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese që synojnë futjen e pakicave të reja, përfshirë minoritetin bullgar.

Duke parë nacionalitetet, analiza tregon se 80 për qind e maqedonasve janë kundër ndryshimeve të tilla, ndërsa kundër janë deklaruar edhe 32 për qind e të anketuarve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e të anketuarve maqedonas thanë se i mbështesin këto ndryshime.

Në varësi të përkatësisë partiake, 59 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa 39 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë për. Kundër janë 89 për qind e mbështetësve të OBRM-PDUKM-së, ndërsa pro janë 10 për qind.


Gjithsej 69 për qind e qytetarëve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Maqedonia gjatë rrugës për në BE duhet të bëjë revizion historik.

53 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të mbështesin anëtarësimin e vendit në një alternativë siç është Bashkimi Euroaziatik, i udhëhequr nga Rusia. Kjo është një rënie prej 3 për qind krahasuar me vitin 2019 kur 56 për qind thanë se nuk do ta mbështesnin. Në sondazhin e ri, 32 për qind e të anketuarve ishin në favor të një alternative për BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori