LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Wolvesin dhe afrohet me zonën evropiane

Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Wolvesin dhe afrohet me zonën evropiane

Liverpooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Wolves me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së shtatë të Ligës Premier.

Pjesa e parë nisi me një rast për mysafirët që rrezikuan me Joao Moutinhon, por pa sukses.


Vendasit kishin dy raste me Harvey Elliott, por nuk ai shënoi në asnjërin rast.

Reds e kishin me rëndësi të shënonin dhe vazhduan me raste edhe në pjesën e dytë.

Darëin Nunez shënoi në minutën e 66-të, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR.

Në minutën e 73-të erdhi goli, kur Diogo Jota asistoi te Virgil van Dijk që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1631045068399230976

Pas vetëm katër minutash erdhi goli i tjetër, kur Konstantinos Tsimikas asistoi te Mohamed Salah që shënoi për 2-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1631047366588465152

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpool mori fitoren e 11-të në kampionat.

Liverpooli aktualisht është në vendin e gjashtë me 39 pikë, gjashtë me pak se Tottenham që mbajnë vendin e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/