Arrestohen katër persona për grabitje në Ferizaj, policia në kërkim të personit të pestë
Policia e Kosovës në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, nën masa të fshehta të vëzhgimit me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, kanë arritur që sot në orët e para të mëngjesit të arrestojnë katër persona për grabitje që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt .
“Sektori Rajonal i Hetimeve ka siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme se këta persona duke vepruar si grup i përbashkët, dyshohet se kanë kryer grabitjet e armatosura në këto lokacione : me datën 11.01.2023 në fshatin Sojevë në pikën e karburantit ‘’Veda Petrol’’, me datën 16.01.2023 në fshatin Rakaj në pikën e karburantit ‘’Ballkan Petrol’’, me datën 24.01.2023 grabitjen e një automjeti Tauran në fshatin Mirosale, me datën 26.01.2023 grabitjen e armatosur në zyrat e KEDS në Shtime dhe me datën 25.02.2023 grabitjen e armatosur në hyrje të Shtimes tek pika e karburantit ‘’Ibrahimi Petrol’’”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy vetura , dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb ,dy maska ,një thikë dhe pesë telefona mobil.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat penale” Grabitje”, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet
Abdullahu: Qeveria aktuale dështoi në realizimin e premtimeve, PDK-ja do të sjellë ndryshim
Platforma eKosova arrin 1 milion përdorues – hap i madh drejt transformimit digjital
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet