Ushtria ukrainase gjatë një operacioni në lindje të vendit, ka arritur të zë rob lufte nëntë ushtarë rusë.
Disa prej tyre ishin nga rajoni që së fundmi në mënyrë të kundërligjshme dhe të njëanshme është shpallur “republikë”, dhe menaxhohet nga pro-rusët, transmeton Telegrafi.
Ata ishin pjesëtarë të këmbësorisë që kishin mbetur pa tanket e tyre, që u janë shkatërruar nga ukrainasit.
Disa prej tyre shiheshin të lënduar me gjasë gjatë luftimeve, kurse derisa u identifikuan u konstatua se janë nga Donetsku, rajon ky që është nën kontrollin e rusëve.
Ukrainasit dëgjohen duke i marrë në pyetje në një zonë malore që ishte mbuluar nga bora, dhe nga ta kërkohej që t’ua dorëzojnë letërnjoftimet për t’i legjitimuar.
Në anën tjetër, Kievi ka njoftuar se shumë ushtarë rusë që u rekrutuan së fundmi pas urdhrit të Vladimir Putinit për mobilizim të pjesshëm, janë dorëzuar vullnetarisht.
Shumë prej tyre janë shprehur të zhgënjyer me eprorët e tyre, për të cilët thonë se i kanë përdorur si “mish për top”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina po ndërton centralin më të madh bërthamor në Evropë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Dorëhiqen tre ministra ukrainas
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit