LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e trenave në Greqi, vijnë reagimet nga Kosova: Solidarizohemi me popullin grek

Përplasja e trenave në Greqi, vijnë reagimet nga Kosova: Solidarizohemi me popullin grek

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Greqi, ku një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash.

Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani 36 persona kanë humbur jetën kurse mbi 80 të tjerë janë lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, shumica e pasagjerëve ishin studentë
Lexo po ashtu Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, shumica e pasagjerëve ishin studentë

Osmani përmes një reagimi në Twitter u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Është zemërthyer të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron pranë Greqisë pas kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas aksidentit në Greqi.

“Të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi i aksidentit tragjik të trenit në Tempe të Greqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë e Greqisë”, thuhet në reagimin e MPJD-së.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori