LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po bëhet gati – videoja tregon se si forcat ukrainase po bënin shkarkimin me shumicë të minave anti-tank

Ukraina po bëhet gati – videoja tregon se si forcat ukrainase po bënin shkarkimin me shumicë të minave anti-tank

Pasi u bë 1 vit prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, kjo e fundit po përgatitet për një ofensivë të mundshme ruse.

Dhe për këtë më së miri e dëshmon një video e cila tregon se si ukrainasit po e bënin e shkarkimin e minave anti-tank, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, ditë më parë Polonia dorëzoi grupet e para të tankeve të shumëkërkuara Leopard 2, për të cilat Gjermania posedon licencën.

Tanket moderne mendohet se do të ndryshojnë lojën në Ukrainë.

Ukraina prej kohësh i ka kërkuar këto tanke derisa gjithashtu i ka bërë thirrje Perëndimit për t’a furnizuar edhe me aeroplanë luftarakë, mirëpo që kjo kërkesë deri më tani nuk është aprovuar. /Telegrafi/