LAJMI I FUNDIT:

BDI: Pse Mickoski i ndaloi kryetarët e komunave të bashkëpunojnë me shqiptarët

BDI: Pse Mickoski i ndaloi kryetarët e komunave të bashkëpunojnë me shqiptarët

I izoluar dhe i vetmuar anti-NATO dhe BE, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë, pse ka lëshuar urdhër që të mos lëshohen vendime për legalizim për shqiptarët nga ana kryetarëve të tij të komunave, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe bashkëpartiakët e tij bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vitin 2023?, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Publikimi i një fotoje me uniformë të kamufluar dhe me kallashnikov të zbrazur ishte paralajmërim i një fushate të planifikuar prej kohësh me paralajmërime për luftë nga OBRM-PDUKM dhe me kërkesë për 61 deputetë që të mos ‘kushtëzohen’ nga shqiptarët, sikur Nikolla Gruevski dikur dhe nxiti fjalimin e Aleksandër Nikollovskit në Kuvend, gjatë të cilit ai deklaroi se maqedonasit do të ngrihen në vitin 2023.

Kjo është sjellje skandaloze e liderëve të papërgjegjshëm të OBRM-PDUKM-së dhe duhet të dënohet nga të gjithë, duke përfshirë mediat, shoqërinë civile, komunitetin akademik dhe të gjitha partitë që angazhohen për një Maqedoni Evropiane, anëtare të NATO-s, me qytetarë të barabartë dhe në bashkëjetesë të shkëlqyeshme ndërmjet të gjitha komuniteteve, për paqe, stabilitet dhe siguri, si dhe zhvillim ekonomik”, thonë nga BDI./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori