LAJMI I FUNDIT:

“Shkoni të flini” – për kë e kishte fjalën Messi në ceremoninë e FIFA-s

“Shkoni të flini” – për kë e kishte fjalën Messi në ceremoninë e FIFA-s

Lionel Messi pati kohë për një mesazh të vogël për fëmijët e tij pasi fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë për meshkuj për vitin 2022.

Argjentinasi fitoi çmimin për herë të parë që nga viti 2019 pas një fundi të pabesueshëm të vitit 2022.


Sulmuesi 35-vjeçar më në fund ia arriti qëllimit të tij të përjetshëm për të fituar një Kupë Bote pasi frymëzoi Argjentinën në Katar në fund të vitit 2022.

Messi barazon rekordin e Ronaldos, pas çmimit "The Best" nga FIFA
Lexo po ashtu Messi barazon rekordin e Ronaldos, pas çmimit "The Best" nga FIFA

Fitorja konfirmon Messin si lojtarin më të suksesshëm në historinë e çmimit, duke përfshirë trofetë e tij të mëparshëm,.

Fjalimi i tij u fokusua në lavdinë e tij në Kupën e Botës me Argjentinën, me lëvdata për trajnerin e La Albiceleste, Lionel Scaloni, i cili u zgjodh trajneri më i mirë.

“Fitimi i Kupës së Botës është gjëja më e bukur që ka ndodhur në karrierën time. Është një ëndërr për shumë njerëz, por pak mund ta fitojnë atë”, ka thënë 35-vjeçari.

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA - hapet rruga për Topin e tetë të Artë
Lexo po ashtu Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA - hapet rruga për Topin e tetë të Artë

“Dua të falënderoj familjen time, popullin e Argjentinës, pasi do të mbetet në kujtimet tona përgjithmonë”.

“Dua t’u dërgoj një puthje fëmijëve të mi, të cilët po e shikojnë këtë, Thiago Mateo dhe Ciro, ju dua… shkoni të flini tani!”, tha mes të tjerash shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, si për klubin ashtu edhe për vendin, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që skadon në qershor dhe nuk ka marrëveshje për një rinovim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori