Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve “këtë vit”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë të qartë se nuk do të ishte pa probleme, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.
“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikën kryesore”, tha Kurti në një intervistë për Euractiv.
Komentet e Kurtit erdhën përpara një takimi të nivelit të lartë në Bruksel, sot (27 shkurt), kur liderët Kosovës dhe Serbisë pritet të miratojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara.
Propozimi i përditësuar i BE-së, i marrë nga të dyja palët përpara fillimit të një samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë dhjetorin e kaluar, por që nuk është bërë ende publik, thuhet se përfshin njohjen reciproke të dokumenteve zyrtare, rritjen e ndihmës financiare dhe masa të tjera për të përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.
I pyetur për perspektivën e përfundimit të një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, sipas afatit kohor që është përcaktuar në propozimin e BE-së, Kurti u shpreh se “sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit”.
“Ajo që ka mbetur për të negociuar – dhe nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot, do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë