LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 ka të ngjarë të ketë “rrjedhur nga laboratori”, thotë një raport duke cituar departamentin e energjisë amerikane

COVID-19 ka të ngjarë të ketë “rrjedhur nga laboratori”, thotë një raport duke cituar departamentin e energjisë amerikane

Virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga një rrjedhje laboratorike, por jo si pjesë e një programi armësh.

Kjo është thënë në një studim të përditësuar dhe të klasifikuar të Departamentit të Energjisë në SHBA të vitit 2021, i cili i është dhënë Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve të lartë amerikanë, ka raportuar Wall Street Journal.

Zbulimi nga departamenti i energjisë – i cili mbikëqyr një rrjet prej 17 laboratorësh amerikanë, duke përfshirë fusha të biologjisë së avancuar – do të ishte i rëndësishëm pavarësisht faktit se, siç thuhej në raport, agjencia e bëri gjykimin e saj të përditësuar me “besim të ulët”.


Hipotezat kontradiktore mbi origjinën e Covid-19 janë përqendruar ose në një kafshë të paidentifikuar që transmeton virusin te njerëzit ose në një rrjedhje aksidentale nga një laborator kërkimor kinez në Wuhan.

Përhapja e Covid-19, i gjeti organet shëndetësore globale të papërgatitura në fillim të vitit 2020.

Dhe që atëherë ka shkaktuar afër 7 milionë vdekje në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e politizoi çështjen, duke e quajtur atë “virusi i Kinës”, duke shkaktuar një “racizëm” që pasardhësi i tij demokrat Joe Biden ka kërkuar të shmangë.

Por polarizimi politik mbetet prezent, në mesin e përpjekjeve për të vendosur për origjinën e tij.

Gjetjet e përditësuara të departamentit të energjisë bien ndesh me raportet e disa agjencive të tjera të inteligjencës amerikane që arritën në përfundimin se epidemia filloi si rezultat i transmetimit natyror nga një kafshë e infektuar.

Ndërkohë CIA mbetet e pavendosur mes teorive të rrjedhjeve dhe transmetimit natyror, sipas studimit të Këshillit Kombëtar të Inteligjencës.

Por ndërsa raporti fillestar i vitit 2021 nuk arriti në një përfundim, ai ofroi një pikëpamje konsensusi se Covid-19 nuk ishte pjesë e një programi kinez të armëve biologjike.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pranoi të dielën se ka një “larmi pikëpamjesh” brenda agjencive të inteligjencës amerikane për këtë çështje.

“Disa elementë të komunitetit të inteligjencës kanë arritur në përfundime nga njëra anë, disa nga ana tjetër, dhe një numër kanë thënë se thjesht nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të qenë të sigurt”, ka thënë Sullivan për CNN.

Por ai tha se administrata e Biden-it ka “orientuar në mënyrë të përsëritur çdo element të komunitetit tonë të inteligjencës për të bërë përpjekje dhe ofruar burime për të arritur deri në fund të kësaj pyetjeje”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori