LAJMI I FUNDIT:

Macja e humbur në Virxhinia u ribashkua me pronaren pas 9 vitesh

Macja e humbur në Virxhinia u ribashkua me pronaren pas 9 vitesh

Autoritetet në Virxhinia thanë se një mace e zhdukur prej 9 vitesh u ribashkua me pronaren e saj pasi u shfaq në verandën e një banori lokal.

Policia e Qarkut Henrico tha në një postim në Facebook se Njësia e saj për Mbrojtjen e Kafshëve dërgoi një oficer të mbrojtjes së kafshëve të martën kur një banor vendas thirri për të raportuar se një mace endacake ishte vendosur në verandën e tyre dhe po refuzonte të largohej.

Oficeri e solli macen përsëri në strehën e qarkut, ku macja u skanua për një mikroçip dhe u identifikua si Piper, një mace e raportuar e zhdukur 9 vjet më parë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Pas kërkimit për kaq shumë kohë, pronari përfundimisht e shënoi atë si të ngordhur. Megjithatë, Piper kishte plane të tjera”, thuhej në postim.

Postimi përfshinte foto të Piper duke u ribashkuar me pronaren e saj.

“Morali i gjithë kësaj është se mikroçipet i ndihmojnë kafshët shtëpiake të kthehen tek familjet e tyre. Sigurohuni që të vendosni mikroçip tek kafsha e juaj dhe t’i mbani të përditësuara informacionet tuaja të kontaktit”, thuhej tutje në postim. /Telegrafi/