Ndjenja e konsumatorit gjerman për blerje ka vazhduar të përmirësohet, kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë.
Për shkak të pakësimit të frikës nga recesioni, klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet për të pestin muaj radhazi. Konsumatorët e vlerësuan situatën ekonomike dhe pritjet e të ardhurave për ta dukshëm më pozitivisht se herën e kaluar, sipas studimit të klimës së konsumatorit të firmës kërkimore të konsumatorit GfK nga Nurembergu.
Nga ana tjetër, prirja për blerje, pra gatishmëria për të bërë blerje të mëdha të pajisjeve teknike si kamera apo frigoriferë, pa vetëm rritje të vogla dhe u luhat në këtë të fundit.
Pesimizmi po zbehet dukshëm
Anketuesit e GfK-së parashikojnë një rritje prej 3.3 pikësh në barometrin e konsumit në mars në minus 30.5 pikë, niveli më i lartë që nga korriku 2022.
“Pavarësisht nga krizat e vazhdueshme si lufta në Ukrainë, një ekonomi botërore që lëkundet si dhe nga normat e larta të inflacionit, klima te konsumatorët mund të rritet ndjeshëm sërish”, tha eksperti i GfK-së, Rolf Bürkl.
Në këtë mënyrë, atmosfera në blerje vërtet mbetet në një nivel të ulët, por ndodhet qartësisht në rrugën e përmirësimit.
“Pesimizmi i konsumatorëve, i cili arriti kulmin në vjeshtën e vitit të kaluar, po zbehet dukshëm”, shton ai.
Në periudhat e para krizës, niveli i klimës së konsumatorit ishte relativisht konstant, në rreth plus dhjetë pikë.
Inflacioni mbetet i lartë
Inflacioni vërtet që u rrit në janar duke arritur 8.7 për qind, kundrejt 8.1 për qind në dhjetor. Por ngrohja dhe furnizimi me karburant, megjithatë, kushtojnë tani më pak.
“Rënia e fundit e çmimeve të energjisë, por edhe raportet se më në fund mund të shmanget një recesion në Gjermani këtë vit, sipas ekspertëve, bëjnë që të kthehet optimizmi, shumë ngadalë”, tha GfK.
Megjithatë, konsumi privat vështirë se duhet të stimulojë ekonominë këtë vit.
Frika nga recesioni zbehet
Pothuajse të 2,000 konsumatorët e anketuar e vlerësuan më tej për të pestin muaj radhazi perspektivën e të ardhurave të tyre më optimiste.
“Megjithatë, konsumatorët gjermanë duhet të presin një zhvillim negativ të të ardhurave të tyre reale të disponueshme”, shpjegoi GfK-ja.
Në të vërtetë, inflacioni në vitin 2023 pritet të jetë pak më i lartë se rritja e pritur e të ardhurave të familjeve.
Për të katërtin muaj radhazi, konsumatorët kanë një vlerësim më të mirë të perspektivës ekonomike. Me sa duket, konsumatorët kanë llogaritur që recesioni ekonomik të shmangej ngushtë në vitin 2023. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë