LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit.

Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, tha se Adem Demaçi dhe Astrit Dehari e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë.


“Sot është data 25 shkurt, e nesër është 26 shkurt. Është ditëlindja e dy personave të veçantë për të gjithë ne. Janë dy persona me shumë vite dallim për të gjithë ne, me histori jetësore, me kontribute shumë të ndryshëm, por që koincidojnë ta kenë dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë, por edhe inicialet e njëjta, A.D. E kam fjalën për tribunin dhe viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, Adem Demaçin dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Deharin, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, të dy janë busulla të LVV-së, dhe siç u shpreh ai “për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja”, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit të vendit kërkoi drejtësi për rastin Dehari, ndërsa tha se është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.

“Nuk e humbim rrugën për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin, kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund për shokun tonë, Astrit Deharin”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori