Me urdhër të Gjykatës është shoqëruar në polici Rodi Barci, i cili ishte shofer në kazinon ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.
Top Channel mëson se Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane që humbi jetën në rrethana të paqarta.
Mësohet se pas shoqërimit në komisariatin nr.1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij. Ai ka qenë në përgjim për disa kohë, periudhë gjatë së cilës janë mbledhur të dhëna të vlefshme për hetimin.
22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Oficerët e policisë kanë ri-pyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.
E para që u ri-pyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinos dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.
Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi i saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.
Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të 22-vjeçares janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ndërsa e reja punonte në një kazino të Tiranës, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehtë deri në muajin nëntor. Pak ditë më parë ajo ndërroi jetë në Kenia. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare