LAJMI I FUNDIT:

Lukaku komplimentoi veten para kamerave për formën që ka – Marrotta e kritikoi para ndeshjes pasi belgu peshon 103 kg

Lukaku komplimentoi veten para kamerave për formën që ka – Marrotta e kritikoi para ndeshjes pasi belgu peshon 103 kg

Sulmuesi belg Romelu Lukaku shënoi golin e vetëm për Interin në ndeshjen kundër Portos (1-0) dhe paralajmëroi rikthimin e tij në formën e vërtetë me një skenë interesante që u pa pas ndeshjes.

Ai po përgatitej për një intervistë dhe me atë rast bëri një shaka për veten e tij.


Belgu e pa veten në monitorin e vogël dhe tha duke qeshur:  “Shiko sa në formë jam…!” dhe më pas shpërtheu në të qeshura pak para se të fillonin pyetjet e shtypit.

Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur para ndeshjes me Porton se si Lukaku nuk është në formë dhe se aktualisht peshon 103 kilogramë.

“Lukaku peshon 103 kilogramë dhe duhet të merret me këtë. Duhet të jetë i mirë fizikisht për të luajtur rregullisht. Nuk është ende dhe ende është në kërkim të formës më të mirë”.

“Trajneri vlerëson në fund se sa në formë është. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, si ata në ekipin e parë, po ashtu edhe ata në bankinë”, ka thënë Marotta.

Belgu shënoi një gol nga penalltia ndaj Udineses në xhiron e fundit, ndërsa tani ndaj Portos arriti të shënojë një gol vendimtar që do t’i rrisë edhe më shumë besimin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori