LAJMI I FUNDIT:

FFK lidh marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive ‘ERREA’

FFK lidh marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive ‘ERREA’

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “ERREA”.

Sikurse edhe për shumë federata tjera të vogla në zhvillim, edhe bashkëpunimin e FFK-së me brendin e njohur “ERREA” e ka ndërmjetësuar UEFA, ashtu siç ka bërë edhe me Andorrën, Bjellorusinë, Qipron, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maltën, San Marinon e Kazakistanin.

Partneriteti disavjeçar i UEFA-s me kompaninë “ERREA” e ka bërë më të lehtë negocimin e Kosovës, për të lidhur këtë marrëveshje, e cila do të jetë me kohëzgjatje deri në vitin 2026.


Veshjet dhe pajisjet tjera sportive të “ERREA”-s i plotësojnë standardet më të larta të dizajnit, cilësisë dhe komoditetit, e gjithashtu pasqyrojnë një identitet të fortë kombëtar.

Marrëveshja përfshinë furnizimin trevjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipeve përfaqësuese në futboll.

Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve.

FFK shpreson se fanellat e reja do t’i sjellin fat ekipit përfaqësues në ciklin e ardhshëm kualifikues për Euro 2024.

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Rice thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Brightonit me një deklaratë befasuese

Rice thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Brightonit me një deklaratë befasuese

Premier League
Kalo në kategori