LAJMI I FUNDIT:

Goditet grupi kriminal në Vlorë, sekuestrohen veshje si të policisë dhe municione

Goditet grupi kriminal në Vlorë, sekuestrohen veshje si të policisë dhe municione

Policia e Vlorës, Forcat Operacionale FNSH dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës sa i përket personave me rrezikshmëri të lartë kriminale në qytet.

Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes të së mërkurës, por ka vazhduar dhe gjatë kësaj të enjteje në disa banesa në qytet.


Policia bën me dije se gjatë kontrolleve, ka arrestuar një person i cili ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, ndërkohë që janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Policia ka sekuestruar municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë. Sendet e kundërligjshme u gjetën në banesën dhe në biznesin e dy prej këtyre shtetasve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori