LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz E-Class do të vijë me një ekran gjigant me prekje, kamerë selfie dhe TikTok

Mercedes-Benz E-Class do të vijë me një ekran gjigant me prekje, kamerë selfie dhe TikTok

Mercedes-Benz zbuloi interiorin e E-Class 2024, dhe ndonëse kabina e tij nuk është një ndryshim rrënjësor në dizajn nga Benzat ekzistues, E-Class e re është e mbushur plot me karakteristika interesante dhe të avancuara që do të ndikojnë në pjesën tjetër të linjës – si p.sh. një kamerë selfie dhe aplikacione të integruara për TikTok dhe Zoom.

Softueri në makinë mundëson instalimin e aplikacioneve si Zoom, Webex dhe TikTok pa kaluar përmes një ndërmjetësi në makinë si Apple CarPlay ose Android Auto, megjithëse këto opsione, me sa duket, do të jenë ende të disponueshme, transmeton Telegrafi.


Një nga përmirësimet kryesore në E-Class 2024 është Super-ekrani, që kombinon ekranin e madh standard qendror me prekje me një ekran të dytë përpara pasagjerit.

Modelet e nivelit të lartë të Mercedes-Benz si S-Class dhe EQS zakonisht shfaqin teknologjinë më të avancuar të markës. Por si modeli më i shitur i markës, E-Class relativisht i thjeshtë është ndoshta edhe më i rëndësishëm dhe gjenerata e ardhshme do të vijë më vonë këtë vit.

Pjesa tjetër e kabinës është kryesisht e ngjashme me atë që kemi parë nga modelet e tjera të reja të Mercedes, me një tastierë të madhe qendrore, mbështetëse krahësh në panelet e dyerve dhe shumë ndriçim ambienti, duke përfshirë një shirit të gjatë që rrethon të gjithë pultin. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori