LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin publikon konceptin e modelit të ri të Vanquish (Foto)

Aston Martin publikon konceptin e modelit të ri të Vanquish (Foto)

Prodhuesi britanik i veturave, ka publikuar konceptin e modelit të ri, që e ka realizuar në bashkëpunim me dizajnerët e Zagato.

Në partneritetin e tyre disavjeçar, Aston Martin dhe kompania italiane kanë nxjerrë modele të mahnitshme, që kanë një ‘gjuhë të veçantë dizajnimi’, transmeton Telegrafi.

As kësaj radhe nuk mungon fuqia, gjallëria dhe ndjenja e ngrohtë, që kompanitë e kanë vënë në veturën Vanquish.

Megjithëse deri më tani mbetet vetëm një koncept, njohësit e veturave kanë pritje të mëdha për këtë bashkëpunim.

Prej DB4 GT Zagato, deri te V12 Vantage Zagato, të gjitha prodhimet nga këto dy kompani kanë qenë të suksesshme dhe shumë të dëshiruara. /Telegrafi/

Aston Martin 1

Aston Martin 2

Aston Martin 3

Aston Martin 4

Aston Martin 5