LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i dytë që ka sulmuar Pendikovin në Ohër

Arrestohet personi i dytë që ka sulmuar Pendikovin në Ohër

Policia nga SPB-Ohër ka arrestuar 23-vjeçarin B.A nga Manastiri, i cili është personi i dytë i dyshuar për sulmin ndaj sekretarit të klubit bullgar Hristijan Pendikovit nga Ohri.

Zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski, ka konfirmuar se dje në ora 17:00 policia e ka arrestuar B.A., person i kërkuar me urdhër qendror për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndime të rënda trupore” të dënuar sipas nenit 131 të Kodit Penal.


Dimoskit thekson se B.A. po mbahet në stacionin policorë dhe do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente./Telegrafi/