LAJMI I FUNDIT:

Venera Çerkini emërohet drejtoreshë e AZHB-së

Venera Çerkini emërohet drejtoreshë e AZHB-së

Venera Çerkini është emëruar drejtoreshë ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se ministria që ai drejton ka zhvilluar procedurën e rekrutimit dhe se me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Çerkini është propozuar të jetë në krye të kësaj agjencie.

“Për pozitën drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), kanë aplikuar 15 kandidatë, 9 prej të cilët kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit, kandidatë fitues që kanë arritur mbi 70 për qind të pikëve janë Venera Çerkini, Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti”, tha Sveçla në arsyetimin e vendimit.


“Në pajtim të dispozitave ligjore për zyrtarët publikë, sipas përzgjedhjes nga ministri i Bujqësisë, në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejt propozoj emërimin e Venera Qerkinit për pozitën drejtore e AZHB-së për një mandat 4 vjeçar”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/