LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Inter – Porto

Formacionet e mundshme: Inter – Porto

Romelu Lukaku është favorit për të startuar në sulmin e Interit kundër Portos, me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolo Barella që pritet të luajnë në mesfushë për ekipin e Simone Inzaghit.

Nerazzurrët presin sonte (e mërkurë) skuadrën e Sergio Conceicao në Stadio Giuseppe Meazza në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.


Vetëm Joaquin Correa është jashtë fushës për Nerazzurrët, ndërsa Lukaku është favorit ndaj Edin Dzekos për partneritet me Lautaro Martinez në sulmin e Interit.

Ka disa dyshime të tjera për Inzaghin në mesfushë dhe mbrojtje, por Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic duket se do të nisin ndeshjen nga stoli, me Francesco Acerbi që merr drejtimin në qendër të mbrojtjes.

Ish-ylli i Serie A, Conceicao duhet të përballojë Interin pa Gabriel Veron dhe Francisco Meixedon.

Interi fitoi dy ndeshjet e fundit në shtëpi në këtë garë kundër Barcelonës dhe Viktoria Plzen. Ata kanë rekordin e dytë më të mirë në ndeshjet e Serie A këtë sezon, me 30 pikë në 12 ndeshje.

Megjithatë, kjo do të jetë vetëm ndeshja e pestë e Inzaghit si trajner në një ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Italiani ka një fitore dhe tre humbje deri më tani.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Lautato Martinez;

Porto (4-4-2): Diogo Costa; Joao Mari, Pepe, Marcano, Zaidu; Franc, Grujic, Eustaquio, Galeno; Pepe, Taremi;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori