LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari, Sylë Hoxha ka ngritur padi ndaj Tomë Gashit

Rasti Dehari, Sylë Hoxha ka ngritur padi ndaj Tomë Gashit

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.

Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.

”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për mendimin tim është një njeri shumë i papërgjegjshëm në këtë drejtim”.


”Kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaru: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari”.

”Qysh kam thënë, ku kam pasë me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”, ka deklaruar Hoxha në Klan Kosova.

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se askush nga prokurorët e shtetit, nuk punon me tendencë.

Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi nga Prokuroria
Lexo po ashtu Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi nga Prokuroria

Hoxha, ka deklaruar se hetimin për rastin e Astrit Deharit, e kanë bërë në mënyrën më profesionale, derisa kur është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale.

”Nuk kam punuar e as nuk punon kush prej prokurorëve të shtetit me tendencë”.

”Këtu është një kod i etikës, jepet një betim për këto punë. E kemi një përgjegjësi që ia japim dikujt. Përkundrazi, nuk ka asnjë tendencë”.

”Ne këto i kemi bërë në mënyrën sa më të mirë të mundshme profesionale, dhe kemi dalë me një konkluzion të tillë. Pastaj ndërkohë është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale”.

”Pastaj qeveria ka ndarë mjete me çu ekspertizën edhe jashtë, mirëpo edhe këto ditët e sotit, edhe para 8 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ndodhi zhdukja e mostrave. Unë e di që aktivist politik, por nuk bën të ndërhyhet në punën e organeve të drejtësisë”.

”Me kërku drejtësi për Astritin, e nesër për këdo tjetër po, por ndërhyrje qysh kanë ndërhy atëherë e qysh po ndërhyhet edhe tash, kjo është e pakuptimtë”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori