LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski pret ambasadorin e ri japonez: Avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Japoninë dhe mbështetje e fortë për integrimin evropian të RMV-së

Kovaçevski pret ambasadorin e ri japonez: Avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Japoninë dhe mbështetje e fortë për integrimin evropian të RMV-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren e re të Japonisë në Shkup, Kazuya Ocuka.

Në takim siç njoftojnë nga Qeveria, është vlerësuar se ka një trend të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për mundësitë për prezantimin e potencialit ekonomik për investime në Maqedoninë e Veriut para investitorëve japonezë.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë e madhe të kahmotshme dhe të sinqertë me Japoninë, e cila manifestohet me mbështetjen e vazhdueshme japoneze, në vlerë të përgjithshme prej mbi 430 milionë dollarë amerikanë, duke e bërë Japoninë ndër donatorët më të mëdhenj bilateral në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, kryeministri theksoi rëndësinë e nismës japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, e cila kontribuon më tej në thellimin e përgjithshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.


“Ne duam të zhvillohemi si shtet dhe në këtë drejtim rëndësi të madhe kanë marrëdhëniet me vendet e zhvilluara si Japonia. Ne jemi duke u zhvilluar me sukses si shtet multietnik. Ne zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore përmes politikave të dialogut. Nëpërmjet nismës Ballkani i Hapur, ne kemi krijuar një mundësi për procedura të thjeshtuara në pjesën e tregut të punës, e cila, si rajon dhe treg më i madh, hap një mundësi për rritjen e interesit të investitorëve të huaj. Dhe në Mynih, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë, morëm konfirmimin se Bashkimi Evropian e sheh Maqedoninë e Veriut si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Rruga evropiane e vendit tonë është një proces i pakthyeshëm”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u përcoll mbështetje nga Japonia për avancimin e mëtutjeshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për zhvillimin e vendit tonë dhe me rëndësi për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

Gjithashtu është përshëndetur qëndrimi i qartë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e Ukrainës, si reflektim i respektit për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Gjithashtu u shpreh gatishmëria për të shkëmbyer përvojat japoneze në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë ndaj tërmeteve, e cila po rezulton të jetë një çështje aktuale me situatën në Turqi dhe Siri.

Në bisedë u theksua se sivjet më 26 korrik do të shënohet 60 vjetori i tërmetit katastrofal në Shkup, ndërsa më 4 shtator 110 vjetori i lindjes së arkitektit të shquar japonez Kenzo Tange, i cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e Shkupit, si vulë e përhershme në zhvillimin modern të kryeqytetit, dhe në atë drejtim është shprehur interesimi i përbashkët për përkujtimin e dy jubilenjve.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori