Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka emëruar Sergiy Maslichenkon në krye të këtij institucioni për Kosovën.
Maslichenko ka punuar për BERZH-in në Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve.
Sipas njoftimit, në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i Bordit të Fondit të Gjelbër për Rritje. Në periudhën 2019-2020 ka shërbyer si zëvendësministër i Energjisë dhe Mjedisit i Ukrainës dhe më vonë ka themeluar dy platforma financimi për klimën.
“Kthimi i Sergiy në BERZH dhe emërimi në Kosovë vijnë në kohën kur investimet e Bankës në Kosovë po fokusohen gjithnjë e më shumë në energjinë e gjelbër dhe dekarbonizimin e ekonomisë. Vitin e shkuar, 80 për qind e investimeve vjetore të Bankës, që kapën vlerën 91 milionë euro, ishin të dedikuara për energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë në ndërtesa, linja të kreditit për NVM për investime në efiçiencën e energjisë dhe projekte të tjera të tranzicionit me karbon të ulët”, njofton BERZH, raporton Telegrafi.
BERZH thotë se rreth një e treta e konsumit të përgjithshëm në Kosovë plotësohet nga energjia e ripërtërishme, duke përfshirë hidro, erë dhe solar, dhe biomasë.
“Jam shumë i nderuar të udhëheq punën e rëndësishme të BERZH-it në Kosovë – një vend i ri me potencial të lartë. Mezi pres të punoj së bashku me Qeverinë e Kosovës, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit, ndërtimin e një ekonomie të gjelbër dhe reziliente dhe forcimin e integrimit rajonal dhe investimeve të huaja”, ka theksuar Maslichenko.
Udhëheqësi i mëparshëm i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, i cili e mbajti këtë pozitë për pesë vjet, ka kaluar në një pozitë në selinë e BERZH-it në Londër duke u fokusuar në transformimin organizativ.
Strategjia aktuale e BERZH-it për Kosovën, e miratuar në janar 2022, fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, kalimin në ekonominë e gjelbër dhe forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë rajonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Kompanitë kosovare Weicker dhe Binni marrin pjesë në panairin e ndërtimtarisë “Baun & Modernisieren" në Zurich
1 Maji, të festohet apo protestohet?!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona