LAJMI I FUNDIT:

Japonia zbulon paketën e mbështetjes prej 5.1 miliardë eurove për Ukrainën

Japonia zbulon paketën e mbështetjes prej 5.1 miliardë eurove për Ukrainën

Japonia ka zbuluar një paketë të re ndihme financiare prej 5.18 miliardë eurove për ukrainasit në betejën kundër rusëve.

Duke folur në një forum global në Tokio, kryeministri japonez deklaroi se përvjetorin e parë të luftës do ta shënonte duke duke pritur një samit online të G7.

Fumio Kishida tha se Ukraina ende po vuan shkaku i pushtimit rus ndërsa ukrainasit kanë nevojë që ta rinisin jetën e tyre të përditshme, raporton skynews.


Si president i këtij viti i G7, Kishida tha se do të organizojë të premten një samit obline, ku do t’i bashkohet edhe i pari i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të jetë nikoqir i samitit të G7.

Japonia i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në sanksionimin e Rusisë dhe ofrimin e mbështetjes humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Japonia ka dhënë tashmë një hua prej më shumë se 500 milionë eurove për Ukrainën dhe ka pranuar më shumë se 2000 refugjatë ukrainas. /Telegrafi/