LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, nga MD-ja flasin rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, nga MD-ja flasin rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar kthimin në punë të zyrtarëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të suspenduar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në laboratorin e Toksikologjisë.

Genc Nimoni, shef i kabintetit të Ministrisë së Drejtësisë ka thënë se bazuar në Ligjin për shërbyes publikë, në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë të formuara dy komisione: komisioni disiplinor dhe komisioni për ankesa.

“Siç jeni në dijeni, komisioni disiplinor ka suspenduar zyrtarët në fjalë mirëpo të njëjtit janë kthyer nga komisioni i ankesave” – thuhet në përgjigjen e Genc Nimonit.


Tutje, në përgjigje Ministria thekson se legjislacioni në fuqi nuk i jep kompetencë ministres apo kabinetit lidhur me rastet e tilla.

“Të dy  komisionet kanë pavarësi në vendimarrje. Siç jeni në dijeni, në rastin e zhdukjes së mostrave në laboratorin e toksikologjisë, Ministrja Haxhiu, ka njoftuar prokurorin dhe ka kërkuar nga drejtori i IML që konform ligjit dhe përgjegjësisë për të ndërmarrë veprime në lidhje me rastin” – thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

“Pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, si Ministri, nuk kemi asnjë kompetencë për kthimin apo mos kthimin e tyre në vendin e punës, pavarësisht që ne nuk pajtohemi me vendimin e tyre” – ka shtuar Ministria, duke uruar që Prokuroria Speciale e Kosovës sa më shpejt t’i adresojë përgjegjësit në mënyrë që ata të ndiqen penalisht.

Në lidhje me kthimin e katër zyrtarëve të IML-së në vendin e punës, Kallxo ka kontaktuar edhe me drejtorin e Institutit, Dritor Haliti, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministria e Drejtësisë më pas njoftoi se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në ldihje me rastin.

Sipas njoftimit, komisioni disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore kishte marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore,

Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore,

Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe

Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore./Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori