Kohët e fundit, ka ngritje të çmimeve të artikujve ushqimorë bazikë, qoftë nga ato të prodhuesve vendorë, por edhe nga ato që importohen. Ekonomistët vlerësojnë se qeveria duhet të reflektojë karshi kësaj situate.
Rritja dyshifrore e inflacionit që ka varfëruar shportën e konsumatorit po thuajse e ka karakterizuar Kosovën gjatë vitit paraprak, por edhe këtë vit. Qytetarët thonë se kjo rritje e çmimeve të produkteve bazike ushqimore, është jo normale.
“Shumë shtrenjtë gjithçka prej produkteve. Kjo është jo normale, për xhepat tanë të varfër”, tha një qytetarë.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radio Kosovën se qytetari konsumator, me këto veprime, është jashtëzakonisht i dëmtuar.
“Ky dëmtim na vjen përmes indinjatës, sepse qeveria nuk është duke e bërë gjënë e duhur. Këto dëme në këto rrethana janë shumë më të mëdha, sepse pas kësaj qeveria po dëshmon se as të drejtat themeltare të njeriut nuk po përfillen. Qytetari konsumator nuk po përfillet më e ky duhet të jetë alarm”, deklaroi Kaçaniku.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, mendon se Kosova me inflacion po përballet që nga viti 2020.
“Që nga viti 2020, Kosova po përballet në mënyrë permanente me rritje të inflacionit, në veçanti të produkteve jetësore të shportës jetësore, të atyre artikujve që janë në listën e ekzistencës së popullatës”, deklaroi Limani.
Edhe njohësi i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se prioritetet politike, gjithmonë kanë lënë nën hije çështjet ekonomike.
“Është koha kur duhet të ketë diçka konkrete, e them për herë të parë se tash nuk duhet të pritet më nga qeveria të bëjë diçka më tepër, sepse tregtia spekulative po e bënë të vetën. Efektin më të madh që mund ta bëjë qytetari është që duhet qytetari konsumator të mos konsumojë në masë të panevojshme dhe në masë të tillë, tregtarët të ndryshojnë çmimet dhe të ketë çmime më të ulëta”, tha Gërxhaliu.
Ndryshe, sipas parashikimeve të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës parashihet se norma mesatare e inflacionit për vitin 2023, pritet të bie në 6.2 për qind, sa ka qenë nga 11.6 për qind në vitin paraprak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova