LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon – nëntë vite burg për përdhunimin e shqiptares

Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon  – nëntë vite burg për përdhunimin e shqiptares

Italia ka kërkuar që ish-sulmuesi i Milanit dhe Brazilit, Robinho të vuajë një dënim me nëntë vite burg për përdhunim.

Në një deklaratë, ministria braziliane konfirmoi se ka marrë një kërkesë të tillë pa përmendur emrin e lojtarit, derisa avokati i lojtarit ende nuk ka bërë asnjë koment.


Kërkesa do të analizohet nga Departamenti i Riatdhesimit të Pasurive dhe Bashkëpunimit Ligjor Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, kanë bërë të ditur autoritetet braziliane, raporton Reuters.

E përdhunoi një shqiptare, nëntë vite burg efektiv për Robinhon
Lexo po ashtu E përdhunoi një shqiptare, nëntë vite burg efektiv për Robinhon

Robinho, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza, jeton në Brazil dhe gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Në fillim të kësaj jave, Ministria e Drejtësisë e Italisë kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për lojtarin, pasi gjykata e lartë e vendit konfirmoi dënimin e tij për përdhunim të një gruaje të re shqiptare në janar të vitit 2013.

E përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare dhe autoritetet italiane e duan ekstradimin e tij - Robinho tenton t'i rikthehet futbollit
Lexo po ashtu E përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare dhe autoritetet italiane e duan ekstradimin e tij - Robinho tenton t'i rikthehet futbollit

Por, Brazilit nuk i ekstradon shtetasit e tyre, që do të thotë se Robinho do të përballet me arrestimin vetëm nëse ai udhëton jashtë vendit.

Një gjykatë e Milanos në vitin 2017 e shpalli Robinhon dhe pesë brazilianë të tjerë fajtorë për përdhunimin në grup të gruas shqiptare. Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori