LAJMI I FUNDIT:

Xavi me fjalë të mëdha për Kessien: Ai është shembull për të gjithë

Xavi me fjalë të mëdha për Kessien: Ai është shembull për të gjithë

Barcelona luan kundër Cadiz të dielën dhe dëshiron të regjistrojë fitoren e shtatë radhazi në kampionat.

Barcelona është lider në La Liga dhe ka tetë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Real Madridi.


Xavi ka folur për ndeshje, ndërsa kishte fjalë shumë të mira për Franck Kessien.

“Ne kemi një kundërshtar të vështirë që na pret, por do të përpiqemi të përfitojmë nga mundësitë tona. Duhet të përdorim më shumë Robert Lewandowskin, ai është i rrezikshëm sa herë që ka topin”.

“Kessie? Ai lojtar priti shansin e tij dhe tani ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë. Ai stërvitet mirë dhe mund të jetë shembull për të gjithë”, ka thënë Xavi.

Kessie mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si lojtar i lirë nga Milani, ku fillimisht ishte rezervë dhe tani në shkurt hyri në ekipin e parë./Telegrafi/