LAJMI I FUNDIT:

Idrizi i dëshpëruar me disfatën në Podujevë

Idrizi i dëshpëruar me disfatën në Podujevë

Trepça ’89 ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2-1 nga Llapi në udhëtim.

Mitrovicasit kishin rastin të kalonin në epërsi në pjesën e parë, por që humbën penallti me kapitenin Ardian Muja.

Gjithsesi ka qenë një ndeshje spektakolare nga dy skuadrat, por në fund pikët e plota mbetën në Podujevë.


Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se është një humbje që dhemb shumë për faktin se nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.

“Kjo humbje dhemb shumë sepse patëm rastet tona, si në pjesën e parë, si në pjesën e dytë. Faktikisht, nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara”.

“Normal që jam i kënaqur me angazhimin dhe dëshirën e lojtarëve për 90 minuta. Megjithatë, duhet përmendur se çdo kontakt i joni me kundërshtarin, ishte faull për kundërshtarin”.

“Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Na presin dy sfida të vështira, ndaj Ballkanit e Gjilanit, por do të kemi kohë për t’u përgatitur për të dyja ndeshjet”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/