LAJMI I FUNDIT:

Në 15-vjetorin e Pavarësisë, Rama uron me reporteren e CNN të luftës së Kosovës

Në 15-vjetorin e Pavarësisë, Rama uron me reporteren e CNN të luftës së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një urim të veçantë për Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Ai të premten ka publikuar në rrjetin social Facebook një video përkrah reporteres se njohur të CNN, Christiane Amanpour, duke uruar 17 shkurtin.

Amanpour ka raportuar për median prestigjioze në kohën kur Kosova ishte në luftë.


“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Rama me reporteren Amanpour është realizuar gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka filluar punimet sot dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

Në këtë konferencë marrin pjesë 40 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra./Telegrafi/