Udhëheqësit më të lartë të Kinës shpallen “fitoren” mbi COVID-19, duke pretenduar shkallën më të ulët të vdekshmërisë në botë, megjithëse ekspertët kanë vënë në pikëpyetje të dhënat e Pekinit.
Kina përfundoi papritmas politikën e saj zero-COVID në fillim të dhjetorit, ku 80 për qind e popullsisë prej 1.4 miliardë banorësh të infektuar, tha një shkencëtar i shquar i qeverisë, reuters.
Edhe pse kishte raportime të shumta për repartet e mbushura të spitaleve me pacientë, Kina regjistroi vetëm rreth 80 mijë vdekje nga virusi gjatë dy muajve pas heqjes së kufizimeve.
Disa ekspertë thonë se numri aktual është shumë më i lartë, pasi shumë pacientë vdiqën në shtëpi dhe nuk u raportuan.
Në deklaratën e qeverisë kineze nuk raportohet sesa persona kishin vdekur nga COVID-19 dhe kjo vjen disa javë para se Kina të mbajë seancën e saj vjetore parlamentare ndërsa politikëbërësit kërkojnë të ringjallin një ekonomi të goditur nga tre vjet kufizime shkaku pandemisë.
Shumë vende dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë raportuar se Kina po raportonte më pak vdekje, megjithëse ekspertët kanë parashikuar më herët se coronavirusi mund t’iu merr jetën të paktën një milion njerëzve brenda vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251